Foto / Edhe Shkelzen Gashi fillon te ndjeke Pokemonet

Foto / Edhe Shkëlzen Gashi fillon të ndjekë Pokemonët

Pokemon Go është padyshim loja e momentit dhe tërheqjes së saj nuk i kanë shpëtuar edhe figurat e sportit. Më i fundit që është mbërthyer nga mania për të mbledhur Pokemonët në vende të ndryshme është edhe sulmuesi Shkëlzen Gashi.

pokemon-go

Futbollisti e ka konfirmuar këtë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku kamera e celularit të tij kishte zbuluar një Pokemon në ambientet e stadiumit të Kolorados.

gashi pokemon go

"A mund të kem numrin e sigurisë ju lutem? Ky këtu nuk ka biletë", ishte batuta e futbollistit të përfaqësueses shqiptare.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama