Ford Indiana Jones nuk ka nevoje per Shon Konerin

Ford:
Koneri kishte interpretuar babanë e aventurierit, Dr. Henry Jones në filmin e tretë “Indiana Jones and the Last Crusade”, dhe fansat kishin shpresuar se skocezi do ta përsëriste rolin e tij edhe në filmin e ri “Indiana Jones and the Kingdom of the Crystal Skull”.
Mirëpo, ish-James Bondi, nuk është përfshirë në këtë projekt, ndërsa Ford është i bindur se filmi do të jetë i suksesshëm edhe pa të. “Nuk kemi nevojë për Shonin.

Unë jam po aq i vjetër sa mund ta luaj vetë babanë tim... Do të kisha pasur dëshirë të madhe po të ishte edhe Shon, mirëpo mendoj se atij i pëlqen më shumë golfi sesa aktrimi”, ka thënë Ford.

Aktori i miënjohur nga fundi i viteve 50 dhe fillimi i viteve 60 ka marrë pjesë në disa filma të cilët kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm.

Shumë nga personazhet e interpretuara nga Ford konsistojnë në heronjtë e fortë dhe të vendosur mes të ciëve më të spikaturit janë:

Kontrabandieri i hapësirës Han Solo në 3 filmat e parë të sagës së Luftrave Stelare të Xhorxh Lukas, arkeologu Indiana Xhons në triologjinë e filmave të drejtuar nga Stiven Spilberg.

Marre nga Gazeta Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama