Ben tatuazh ulerimen e inzagit ja reagimi i futbollistit (FOTO)

Bën tatuazh ulërimën e inzagit, ja reagimi i futbollistit (FOTO)

Nostalgjia për skuadrën apo idhullin duket se nuk njeh limite për një tifoz të Milanit. 20-vjeçari Daniele Beltrami nga Bolzano, ka vendosur të bëj tatuazh në këmbën e tij portretin e ish-yllit të Milanit, Filipo Inzagit. Futbollisti i referohet dy golave që sulmuesi ka bërë me Milanin, në finalen ndaj Liverpulit nëntë vite më parë.

12439024_1207831875908665_1657274893919806779_nPas këtij gjesti, ka reguar edhe Inzagi. "Daniele Beltrami... një gjest që vlen sa për një mijë fjalë... Falëminderit! Por më duket se, këtë herë e ke ekzagjeruar (buzëqesh)",-shkruan Inzagi në profilin e tij në "Facebook".

Pak ditë më parë mediat ndërkombëtare publikuan fotot e një tifozeje të fiksuar pas Lionel Mesit. Kjo e fundit kishte bërë tatuazh fyturen e tij në trupin e saj.

Ndërsa një tjetër tifoz, bëri tatuazh portretin e Mario Balotelit në shpatull. Por këtë veprim duket se futbollisti i Milanit nuk e vlerësoi aq sa duhet, dike i thënë nëse ishte pak i çmenduar apo jo.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama