Flamurtari merr mbrojtesin Duric do ikin tre te huaj

Flamurtari merr mbrojtësin Duriç, do ikin tre të huaj

Nikola Duriç është afrimi më i ri i Flamurtarit. Lajmin e konfirmoi dje klubi vlonjat, përmes një postimi në faqen zyrtare në "Facebook".

13887023_1136205419788312_8220924984633134982_n

Mbrojtësi 26-vjeçar luan në qendër, por mund të përshtatet edhe nga krahët. Në dy sezonet e fundit ka qenë pjesë e klubit Rad të Beogradit në Superligën serbe. Pasi firmosi dje kontratën 1-vjeçare me klubin vlonjate, menjëherë Duriç doli në stërvitje nën urdhrat e Maganit. Ndërkohë, pas ardhjes së një tjetër lojtari të huaj, Flamurtari do të vendosë sot për lojtarët që do të largojë. Ndeshja miqësore që do të luhet në orën 18:00 në Durrës do të jetë vendimtare për futbollistët në provë.

gugash magani

Një fakt i tillë u konfirmua dje për "Panorama Sport" nga trajneri Magani. "Ndeshja me Teutën do të jetë prova e fundit për lojtarët. Kjo sfidë do të jetë shansi i fundit për futbollistët për të cilët kemi qenë të lëkundur deri më tani. Nesër (sot) ata duhet të tregojnë sa vlejnë, në të kundërt do të largohen", - deklaroi Magani.

Largimet

Dy serbët duket se nuk po bindin stafin teknik, konkretisht bëhet fjalë për mbrojtësin Aleksandër Ignjatoviç, i cili u bashkua me ekipin në Korfuz, kur skuadra pësoi edhe humbje me shifrat e thella 4-0 dhe për Milos Rniç. Megjithatë, vetë trajneri Magani tha për gazetën se sot do të vendosë për Ignjatoviçin, pasi t'i ketë dhënë minutat e duhura në miqësore. Por tekniku peqinas pohon se do të ketë edhe një ose dy largime të tjera. Magani nuk jep emra, por gjasat janë që të rrezikuar janë edhe serbi Milos Rniç për shkak edhe të një dëmtimi, ndërsa listës pritet që t'i shtohet edhe Toni Markiç.

flamurtari stervitje

"Për Aleksandër Ignjatoviç do të vendos pas ndeshjes me Teutën. E kam parë me kujdes në stërvitje gjatë këtyre ditëve, por ende nuk mund të jap vlerësimin tim. Besoj se pas ndeshjes me Teutën do të largohen dy lojtarë", - sqaroi trajneri. Ndërkohë, peqinasi i kuqezinjve tha se merkato është ende e hapur. Ai e pranoi se është në pritje të një tjetër lojtari, ndërsa saktë- son se ai do të jetë shqiptar dhe jo i huaj. Me shumë gjasa, lojtari do të jetë mesfushor. "Jemi ende në merkato. Por do të kemi vetëm një afrim. Nuk do të jetë lojtar i huaj, por shqiptar. Besoj se do të na bashkohet në fazën përgatitore", përfundoi Magani.

Ermal Sika



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama