Filmi Shqiptari ne Beograd

Filmi 'Shqiptari' ne Beograd
Filmi “Shqiptari”, i regjisorit gjerman Johannes Naber, do të shfaqet në Beograd, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit. Filmi është në program per tu shfaqur sot, më 28 shkurt, ndërkaq festivali ka nisur më 25 shkurt dhe zgjat deri më 6 mars, ben te ditur ''Express''. Së fundi, ky film i prodhimit shqiptaro-gjerman është vlerësuar me çmimin e parë në edicionin e 32-të të Festivalit Max Ophüls, që u mbajt në Sarrebruck më 17-23 janar. Po ashtu, filmi ka fituar edhe të tjera shpërblime, në disa festivale.

Juritë e festivaleve zakonisht kanë vlerësuar qasjen politiko-sociale të filmit, përtej ashpërsisë me të cilët rrëfehen emocionet e rrugëtimit të vështirë të një shqiptari. Regjisori Naber e ka realizuar filmin e tij mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në Shqipëri zgjodhi Tropojën si shesh xhirimi, pasi protagonisti i filmit është një emigrant shqiptar nga kjo zonë në veri të Shqipërisë, që interpretohet nga aktori shqiptar Nik Xhelilaj. Historia e filmit është shkruar nga pesë autorë, mes të cilëve Andeta Spahivogli dhe vetë Naber.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama