Filmat shqiptare vleresohen me cmime ne Paris

Filmat shqiptare, vleresohen me cmime ne Paris
Është mbyllur mbrëmjen e së dielës Festivali i Filmit të Kinemasë së Europës Juglindore në Paris. Filmat pjesëmarrës nga Shqipëria dhe Kosova janë vlerësuar me çmime. Nën drejtimin e presidentit të këtij festivali, regjisori francez Iv Buasé (i njohur ndër të tjera për filmin “Çështja Sabiel”), juria e festivalit shpalli si filmin më të mirë “Piran Pirano”, të sllovenit Goran Vojnoviç.

Çmimi për regjisorin më të mirë ka shkuar për boshnjakun Adis Bakrac, për regjinë e filmit boshnjako-serb “I braktisuri”, ndërsa aktori më i mirë u zgjodh slloveni Mustafa Nadareviç, i cili ishte në konkurrim me aktorin Mirush Kabashi. Skenari më i mirë u vlerësua ai i Ylljet Aliçkës për filmin “Kronikë provinciale”, në bashkëregji me Artan Minarollin. Filmi “Dita e parë e shkollës” e regjisorit shqiptar Dionis Papadhimitri u zgjodh si më i miri i metrazhit të shkurtër, ndërsa një çmim special i festivalit iu dha filmit kosovar “Gomarët e kufirit” me regji të Jeton Ahmetaj. Festivali i Filmit të Kinemasë së Europës Juglindore u mbajt nga datat 12 deri më 17 prill me pjesëmarrjen e 12 vendeve të këtij rajoni: Rumani, Bullgari Kroaci, Slloveni, Shqipëri, Kosovë, Greqi, Turqi, Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Serbi.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama