Mediat ndërkombëtare kanë shkruar për një metodë të veçantë që trajneri i Majorkës Joaquin Caparros përdorte për të karikuar futbollistët e tij në fushë, duke i treguar atyre filma porno para ndeshjes.
Të martën e kaluar ish-mbrojtësi i Majorkës, Aderson Konceikao, tha në një intervistë për "ESPN Brasil" se njëra nga mënyrat që trajneri përdorte për t'i motivuar në fushë, ishte edhe shikimi i videove porno.
Ngjarja ka ndodhur në sezonin 2012-2013, kur Majorka ndodhej në kulmin e betejës së vet për mbijetesë në La Liga, përpara ishte një sfidë tepër e vështirë me Atletik Bilbaon.
Trajneri i asaj kohe i Majorkas gjeti një metodë origjinale për të karikuar futbollistët e tij. Ai u shfaqi atyre një film pornografik dhe u kërkoi lojtarëve që të ishin më energjikë në fushën e lojës, njësoj si aktori në film.
"Para ndeshjes trajneri Caparros na tregoi një video nga një film porno. Trajneri donte të na ngrinte moralin, por ne nuk e kuptuam idenë e tij, derisa na tha që tensioni unë në fushë duhet të ishte i njëjtë me atë të aktorëve porno",-ka thënë futbollisti.