Ferencvaroshi kerkon fitore dhe gola te tjere ndaj Partizanit

Ferencvaroshi kërkon fitore dhe gola të tjerë ndaj Partizanit

Barazimi 1-1 në ndeshjen e parë në Shqipëri ndaj Partizanit i jep garancinë Ferencvaroshit që të luajë i qetë në takimin e kthimit në Budapest. Por trajneri i skuadrës hungareze, Tomas Doll, mendon se për të kaluar në turin tjetër të Ligës së Kampioneve do të nevojitet të shënojnë përsëri gola.

42301

"Ai gol jashtë fushe është një pikë e mirë fillimi, por ne do të bëjmë gjithçka për të shënuar të tjerë. Nuk do të luajmë për rezultatin 0-0, pasi do të ishte një hap mbrapa. Ndaj ne dëshirojmë të shënojmë gola. Po e presim me padurim këtë ndeshje, jam i bindur se do të shënojmë më shumë. Lojtarëve po u kthehet besimi dhe tani janë më të freskët.

Kjo është Liga e Kampioneve dhe duhet të kujdesemi që të mos bëjmë më gabime të kota, si ato që bëmë në ndeshjen e parë. Gjëja më e rëndësishme është se ne jemi të uritur për fitore. Duhet të jemi të zgjuar, të luajmë në mënyrë inteligjente, çdo lojtar duhet të jetë i përqendruar ndaj këtij kundërshtari", tha Doll në konferencën e sotme për shtyp.

Partizani - Ferencvarosh ne "Elbasan Arena"

Partizani - Ferencvarosh ne "Elbasan Arena"

Ndërkaq, autori i golit në "Elbasan Arena", Daniel Bode, tregoi se tanimë ekipi nuk ndjente më aq shumë trysni, pasi ekzistonte bindja se do të kalohej turi përballë Partizanit.

"Unë nuk ndjej asnjë trysni mbi vete dhe as mbi të tjerët. Çelësi i kualifikimit është të kërkojmë më shumë. Unë mendoj se jemi të përgatitur dhe do të fitojmë. Thjesht duhet të jemi më të fokusuar se në ndeshjen e parë. Nëse ne e bëjmë një gjë të tillë, do të shënojmë edhe më shumë gola. Duhet ta kontrollojmë ndeshjen që nga minuta e parë", tha Bode.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama