Feler Pirlo me kujton Shusterin

Feler: Pirlo me kujton Shusterin
Ish-trajneri i Gjermanisë, Rudi Fëler, shprehet se Italia nuk do të mbyllet në mbrojtje përballë “pancerave”. “Loja e italianëve nuk është më ajo klasikja e stilit katenaço. Tekniku Çezare Prandeli ka arritur të ndërtojë një ekip të madh me elementet që ka”, – tha 52-vjeçari. Në mënyrë të veçantë, drejtorit sportiv të Bajer Leverkusenit i ka bërë përshtypje fantazisti Andrea Pirlo. “Ai është qendra e lojës së të kaltërve dhe më kujton Bernd Shusterin kur ishte i ri. Qe një lojtar i jashtëzakonshëm”. Për më tepër, ai theksoi se Pirlo ishte një ndër lojtarët që fitoi kupën e botës në vitin 2006.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama