Fantazist dhe sulmues nis java vendimtare per Vllaznine

Fantazist dhe sulmues, nis java vendimtare për Vllazninë

Largimi i kosovarit Bajram Nebihi, i cili refuzoi që të provohej, ka vënë në lëvizje drejtuesit për të gjetur një tjetër fantazist.

uniformat-e-reja-te-vllazniaOfensiva mbetet e pakompletuar, ndaj fokusi i përgjegjësve të merkatos është përqendruar në gjetjen e lojtarëve të duhur për këtë repart. Veç një "playmakeri", klubi po tenton që të afrojë edhe një sulmues tjetër, pasi vetëm kështu mund të quhet gati ekipi.

Momentalisht te Vllaznia është vetëm një lojtar që po provohet. Serbi Alen Melunoviç do të stërvitet deri të mërkurën me skuadrën dhe më pas do të jetë tekniku Armando Cungu që do të vendosë fatin e tij.

Deri më tani të dhënat kanë qenë pozitive, megjithatë vetëm në vazhdim do të përcaktohet nëse e kalon apo jo "klasën". Kujtojmë që sulmuesi në fjalë iu bashkua ekipit para pesë ditësh, pikërisht kur kuqeblutë zhvilluan testin kundër FK Brskovo.

Ai shkëlqeu në atë sfidë, madje realizoi edhe një dopiet. Raporti i mirë me golat ka joshur ndjeshëm drejtuesit, pasi prej kohësh janë hedhur në kërkim të një njeriu gol. Ndaj nëse ai rezulton i duhuri, atëherë klubi do të nis menjëherë tratativat për ta blinduar atë.

Ngarkesat - Vllaznia do të nisë sot javën e dytë të përgatitjeve në Berane. Ngarkesat do të vijojnë me ritëm të lartë, ndërsa pritet që të zhvillohen dy seanca.

Klubi po mundohet që të sigurojë miqësoren e dytë në tokën malazeze. Me përjashtim të mesfushorit Erald Çinari, i cili ende nuk ka kaluar problemet e dëmtimit, pjesa tjetër e skuadrës duket në formë.

Plani i stafit teknik është që të nis kolaudimin e grupit, ndërsa në miqësoren e radhës, do të zbresin në fushë ata që Cungu po mendon që t'i projektojë si titullarë.

Pritet që këto ditë të mbërrijnë të tjerë lojtarë në provë, megjithatë ende nuk ka emra konkret, pasi klubi po vijon negociatat.

Admir Uruçi



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama