FSHF nenshkruan me sponsorin Sigal

FSHF nënshkruan me sponsorin Sigal

Sot paradite ne ambientet e hotel "Tirana Internacional" u zhvillua ceremonia e nenshkrimit te kontrates mes FSHF dhe sponsorit te ri "Sigal". duka sponsori sigalPresidenti i FSHF Armand Duka, beri nje permbledhje te raporteve qe institucioni qe ai drejton ka krijuar me sponsoret. Pasi vleresoi kontributin e tyre ai theksoi rendesine e nenshkrimit te kontrates me kete kompani sigurimesh, lider ne treg. Me pas pershendeti Presidenti i "Sigal" Avni Ponari. Ai beri nje paraqitje te aktivitetit te kompanise se tij dhe u shpreh i kenaqur per bashkepunimin e ri me Federaten Shqiptare te Futbollit. Me pas, te dy presidentet firmosen marreveshjen e bashkepunimit mes dy institucioneve. Ja disa pikat kryesore e marreveshjes se sponsorizimit me Sigal:
1. Per here te pare futbollistet e ekipeve kombetare dhe ato Superliges jane siguruar nga aksidentet dhe demtimet gjate ndeshjeve dhe stervitjeve.
2. Futbollistet ne rast demtimesh kane te mbuluar financiarisht shpenzimet mjeksore dhe te rehabilitimit deri ne 50 000 Euro.
3. Kjo marreveshje FSHF me Sigal pervec mbeshtetjes te ekipeve kombetare, eshte gjithashtu nje mbeshtje shume e vlefshme per ekipet e Superliges.
4. Kjo marreveshje pervec dimensionit shume te rendesishem financiar, eshte gjithashtu nje hap i madh perpara per rritjen e menexhimit profesional te klubeve dhe futbollit ne pergjithsi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama