FOTO/ UEFA nxjerr blof Duken ja slogani i kuqezinjve ne France

FOTO/ UEFA nxjerr blof Dukën, ja slogani i kuqezinjve në Francë

"O sa mirë me qenë shqiptar" është slogani fitues që Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë të stampuar në autobusin e saj gjatë rrugëtimit për në filanet e "Euro 2016", që do të zhvillohet këtë verë në Francë.

stadium_0011-470x307UEFA ka publikuar këtë të hënë sloganet fituese të 24 ekipeve pjesëmarrëse në Europian, mes të cilëve edhe atë që është përzgjedhur për kuqezinjtë.

Për zgjedhjen e sloganit UEFA hapi një konkurs duke ftuar tifozët të votonin në faqen e saj zyrtare në internet, njërën nga tri alternativat : "O Sa Mirë me Qenë Shqiptar!", "Fluturo shqipe", "Ti Shqipëri më jep nder!"; dhe fati i fundit i votimit ishte data 2 maj.

Untitled-3Ndërkaq, rreth 10 ditë para përfundimit të afatit të votimit, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, deklaroi se slogani i kuqezinjve në Europian do të ishte: "Ti Shqipëri më jep nder".

Nuk dihet ende nëse deklarata e tij ishte një nxitim i çastit, apo vinte nga të dhëna të gabuara lidhur me rezultatet e votimit, por ajo që është zyrtare tashmë është slogani përfundimtar i publikuar nga UEFA: "O sa mirë me qenë shqiptar".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama