FMN ne Tirane per reduktimin e buxhetit

FMN ne Tirane, per reduktimin e buxhetit
Deklarata e Fondit: Nuk mjafton ulja me 30 miliarde leke. Pagat e pensionet, indeksim 3%

Nje mision i Fondit Monetar Nderkombetar, i kryesuar nga Gerwin Bell, do te mberrije ne Tirane javen e ardhshme, per te pare nga afer parametrat e rinj te buxhetit 2010. Burime zyrtare nga te dyja kampet konfirmojne viziten, e cila behet ne kuader te monitorimit te treguesve makroekonomike dhe rekomandimeve te lena ne muajin mars te ketij viti. Sakaq, Kryeministri Sali Berisha pritet te beje publik planin e ri te shpenzimeve buxhetore, qe permban ulje me rreth 30 miliarde leke, si dhe propozimin e paketes per rritjen e pagave dhe pensioneve. Per te dyja keto çeshtje FMN ka shprehur qendrimet e saj, qe bien kunder me vullnetin e qeverise. E para lidhet me shpenzimet buxhetore, qe Ministria e Financave planifikon t’i reduktoje me te pakten 30 miliarde leke, duke synuar uljen e deficitit buxhetor.

Per FMN-ne kjo mase reduktimi nuk mjafton. “Me gjithe shkurtimet domethenese ne buxhetin e 2010-s, te propozuara ne kuadrin e ri makroekonomik afatmesem te qeverise, rreth 30 miliarde leke ose 2.5 per qind e PBB-se, prirjet aktuale te te ardhurave nenkuptojne nje deficit prej 5.6 per qind te Prodhimit te Brendshem Bruto (PBB). Rishikimi i buxhetit ne muajt e ardhshem duhet te synoje te ule deficitin ne rreth 3 per qind te PBB-se”, rekomandon FMN. Me kete variant i bie qe buxheti 2010 te reduktohet edhe me 10 miliarde leke te tjera. Nga Ministria e Financave behet me dije se po shikohet mundesia e shkurtimeve me te larta se plani 30 miliardesh, megjithate, çdo vendim i perket politikes.

Tjeter “perplasje” ka te beje me rritjen e pagave dhe pensioneve. Kryeministri ka premtuar nje rritje ne masen 10-14 per qind, fature e cila shkon deri ne 50 milione euro. FMN gjykon nje rritje me te matur te pagave dhe pensioneve, brenda kufirit te inflacionit. “Shpenzimet korente te rishikohen me synimin per te optimizuar sherbimin civil dhe per te mbajtur pagat dhe pensionet nen kontroll. Kete situate mund ta ndihmonte indeksimi i ketyre te fundit vetem me inflacionin”, thote FMN, duke rekomanduar rritjen e tyre ne baze te nivelit te inflacionit qe eshte sot, rreth 3 per qind. Ne fakt, ky variant ishte njeri skenar i Ministrise se Financave, por qe u rrezua poshte nga kabineti i Kryeministrit.

Borxhi do te jete pjese e diskutimeve mes misionit te FMN-se dhe ekipit shqiptar, i perbere nga ministri i Financave dhe guvernatori, te mbeshtetur nga Kryeministri i vendit. Niveli aktual i borxhit konsiderohet i larte per FMN-ne, qe rekomandon uljen e tij ne nivel 50 per qind te PBB-se brenda vitit 2013, nga 60 per qind qe eshte sot. Ne kete pike, Ministria e Financave po punon per reduktimin e borxhit, duke skenuar variante te reja, qe e kushtezojne me ligj.

Gazeta meson se ne axhenden e FMN-se do te jene edhe sektoret e tjere, jo pak te rendesishem, si pjesa monetare e bankave, sistemi i statistikave, apo energjia elektrike. Kujtojme se ne deklaraten e fundit te muajit mars, FMN vinte ne dyshim rezultatin e privatizimeve, duke marre shkas nga situatat me ndermarrjet aktuale te shitura, si ARMO dhe OSSH.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama