Portugezët i pritën si heronj kampionët e ri të Europës. Ekipi i drejtuar nga Ferndando Santos triumfoi në finale ndaj Francës duke fituar Europianin e parë në historinë e tyre të futbollit.

Ronaldo dhe Santos
Në momentin e mbërritjes së tyre në aeroportin e Lisbonës, ylli portugez Kristiano Ronaldo bashkë me trajnerin hapën dyert e avionit duke mbajtur trofeun në duar. Udhëtimi i tyre drejt kryeqytetit u shoqërua me tifozë të shumë të shumë që kishin dalë në rrugë për t'i përshëndetur.
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar foto të ndryshme se si festuan portugezët pas triumfit mbrëmjen e së dielës në "Stade de France".
Ronaldo ka qenë në fokus të mediave të huaja, paçka se ai doli i dëmtuar në pjesën e parë të lojës dhe autori i golit që përcaktoi edhe rezultatin final, ishte Eder.