Erik Tohir zbulon endrrat e tij per te ardhmen e Interit

Erik Tohir zbulon ëndrrat e tij për të ardhmen e Interit

Presidenti i Interit, Erik Tohir, ka folur për të ardhmen e skuadrës zikaltër në rrjetin amerikan "NCBC", duke konfirmuar se në rast se oferta për Ikardin kalonte një shifër të caktuar, klubi ishte gati t'i jepte duart lojtarit argjentinas.

Ikardi

"Ikardi është shumë i rëndësishëm për grupin. Por kushdo shpreson që vlera e tij të kalojë 60 milionë eurot. Po ndërtojmë një skuadër dhe duhet të shohim dinamikat.

erik tohir

Interi do të jetë këtu edhe për 100 vite të tjera, presidenti, lojtarët, të gjithë do të kenë ndryshuar. Interi është i rëndësishëm dhe duhet të vazhdojë të mbetet i tillë. Është një skuadër elitare e cila përbëhet nga individë të cilët mund të ndryshojnë. Ndryshime të tilla mund të ketë çdo vit", paralajmëroi ai, duke zbuluar më pas edhe futbollistin që ëndërronte t'ia bashkonte zikaltërve.

Tohir dhe Morati

"Mua më ka pëlqyer gjithmonë Mesi. Por ai është një nga më të mirët në botë, do të ishte një ëndërr për ne. Realiteti tregon që Interi nuk ka luksin për ta marrë një lojtar të tillë, pasi ai dëshiron të luajë Ligën e Kampioneve. Nëse do ia garantonim këtë turne, lojtarët do të vinin te ne, por jo tani. Shpresojmë ta realizojmë në të ardhmen", tha Tohir.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama