Nuk po vuajmë dhe për më tepër jemi në vendin e parë. Është një pozicion i privilegjuar për ne".Kjo ka qenë deklarata e trajnerit të Barcelonës, Luis Enrike, i cili, pas fitores me Betisin, tha se titulli është në rrugën e duhur. Ai e pranon faktin se gjithçka është e hapur, por ka besim se skuadra e tij do të triumfojë.
"Jemi të bindur se do të dalim kampionë. Javët kalojnë dhe ne vazhdojmë të jemi në krye të tabelës. Më pëlqen shumë ky fakt.
Betis?
Ndeshja ishte shumë e bukur dhe emocionuese, pasi e dominuam totalisht. Skuadra nuk e vuri asnjëherë në dyshim fitoren. Të gjithë kanë bërë ndeshje perfekte. Titulli? Nuk po vuajmë, por nuk kemi thënë kurrë se kampionati përfundoi", tha Enrike.