Emil rikthehet ne Elbasan

Emil rikthehet në Elbasan

E shkruar nga dramaturgu Ruzhdi Pulaha dhe e vënë në skenë nga regjisori Milto Kutali, pjesa vë theksin në një ngjarje, e cila haset rëndom edhe në shoqërinë e sotme shqiptare. Këtë dramë, Pulaha e ka shkruar që në vitin 2004, por vënia e saj në skenë u bë e mundur vetëm pak kohë më parë. Emili, një profesor i thjeshtë gjimnazi, me të ardhura mesatare, gjendet para dëshirës së vajzës së tij për të studiuar jashtë shtetit. Kjo e detyron të pranojë të punojë kundër ndërgjegjes së vet si sekretar dhe të kryejë veprime korruptive, i detyruar nga një mik, që tashmë është dhe "bosi" i tij.

Është drama e njeriut të virtytshëm, që pëson një krizë personaliteti kur sheh se miku i tij i ngushtë, "bosi", e ka futur në një vorbull nga e cila nuk mund të dalë. Fundi tragjik është i pashmangshëm, ndërsa shkaku i papërcaktuar. Vdekja, nuk dihet nëse është aksidentale apo ndoshta mund edhe të jetë parashikuar nga bosi, pasi Emili, i fyer dhe i denigruar, ka denoncuar veprimet e tij korruptive.

Një vdekje ku nekrologjia bëhet nga vetë personazhi Emil. Aktori kryesor, Trebicka, e cilësoi dramën si një "subjekt me karakter social, po aq edhe me karakter psikologjik dhe individual". Rrethi i personazheve është plotësuar edhe nga interpretimi i aktorëve Erjona Kakeli, Hysen Mullajonuzi, Ilir Sadiku, Antoneta Doko dhe Dhimitër Topuzi.

Gazeta Shqip


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama