Eliminimi/ Sormani Luftuam si te barabarte ja si e fitojme titullin

Eliminimi/ Sormani: Luftuam si të barabartë, ja si e fitojmë titullin

Trajneri i Partizanit Adolfo Sormani u shpreh i kënaqur me paraqitjen e treguar nga skuadra e tij ndaj rusëve të Krasnodarit, paçka se të kuqtë i thanë lamtumirë Ligës së Europës.

Untitled-15Ndeshja e vlefshme për takimin e kthimit të "play-off"-it mes Partizanit dhe Krasnodarit u mbyll në barazim pa gola në "Elbasan Arena", por fitorja e rusëve në takimin e parë në shifrat 4-0, përcaktoi edhe ekipin që u kualifikua për në fazën e grupeve.

Duke folur pas ndeshjes për mikrofonin e "TVSH"-së, trajneri italian tha se Partizani ka bërë një paraqitje dinjitoze, duke luajtur si i barabartë ndaj skuadrave që janë shumë lart në renditjen e UEFA-s.

"Kemi pasur një kundërshtar shumë të fortë përballë. Duke parë këtë kundërshtar të fortë mendoj se kemi luajtur shumë mirë sot. Unë jam optimist sepse luajtëm ndaj një skuadre që është 300 pozicione më lart ndaj nesh në klasifikimin e UEFA-s dhe përballë këtyre kundërshtarëve kemi luajtur si të barabartë.",-tha Sormani.

14034974_542618545932546_5525675896612232760_n

I pyetur për mugesën e aktivizimit të Filit, trajneri i shpreh se këtë e vendosi paraqitja e treguar në seancat stërvitore.

"Ekipi është i përbërë nga 24 lojtarë dhe atë çfarë lojtarët japin në stërvitje unë i shoh. Kush jep më shumë meriton të jetë në fushë",-tha ai.

Duke folur për favoritët për titullin kampion në Superiore, Sormani tha se kjo nuk do të varet nga blerjet e ardhshme në merkato, por nga ajo që do të tregojnë lojtarët aktual.

"Ne nuk jemi kampionët, ata janë të tjerë. Ne duhet të luftojmë për t'u shpallur kampionë dhe kjo është diçka e ndryshme. Kjo nuk varet nga lojtarët që ne mund të marrim, por nga lojtarët që kemi në dispozicion dhe nga lojtarët që do të kenë stimul",-deklaroi ia.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama