Eliminimi Benfika akuzon per komplot

Eliminimi, Benfika akuzon për komplot

gettyimages-513919522Jemi mësuar me rrota cionet e Pep Guardi olës, por ai që hodhi në fushë kundër Benfikës në "Da Luz" ishte vërtet surprizë. Mos ndoshta kjo ndodhi për shkak të informacioneve nga ndonjë njeri i brendshëm i Benfikës? Zbardhen prapaskenat...

Zhezus në hotel me Pep

Ish-trajneri i Benfikës për 6 vite dhe aktualisht i Sportingut të Lisbonës, Horge Zhezus, ishte i ftuar të mërkurën pasdite në hotelin luksoz "Four Seasons Hotel Ritz" në Lisbonë, ku ishte akomoduar edhe Bajerni i Mynihut. Në 6 vite në krye të Benfikës, Zhezus fitoi 3 herë titullin, por pas konfliktit të brendshëm me drejtuesit, ai u transferua për inat tek "armiqtë" e përjetshëm, Sportingu i Lisbonës.

Nga tifozët ai u quajt "tradhtar". Trajneri portugez ka raporte shumë të mira me homologun e tij, Pep Guardiola. Gazeta portugeze "Record" ka zbuluar praninë e tij në hotel dhe bisedimet me trajnerin e Bajernit para ndeshjes.

Përveçse e njeh mirë filozofinë e Benfikës, ai i ka mundur me Sportingun 3 herë në 4 ndeshjet e fundit. Mos vallë Zhezus spiunoi lojën e Benfikës te Guardiola? Kjo është alibia e portugezëve, të cilët pas eliminimit nga Champions-i akuzojnë Horge Zhezusin për komplot. Kjo prapaskenë nuk mund të besohet në parim, pasi Guardiola nuk merr dhe s'pranon kurrë leksione nga të tjerët. Gjithashtu edhe vetë gazeta portugeze hedh vetëm dyshime duke mos dhënë asnjë fakt konkret mbi këtë bisedë, apo takim të mundshëm.

Surpriza me formacionin

Nga ana sportive Guardiola surprizoi me formacionin. Levandovski u ul në stol dhe Ksabi Alonso u aktivizua në mesfushën defensive për të pasur më shumë stabilitet. Mos ndoshta kjo ndodhi nga ndikimi i Zhezusit? Sipas burimeve të brendshme të hotelit, citon gazeta "Record", Zhezus është klient i rregullt i hotelit dhe nuk u takua me Guardiolën.

Por, cila është e vërteta e dy dëshmive kontradiktore nga gazeta portugeze "Record"? Nga njëra anë hidhet poshtë takimi nga pronari i hotelit dhe gazeta e humb këtë betejë duke mos vërtetuar të kundërtën. Burime të tjera spekulojnë se Zhorge Zhezus ishte në hotel për të takuar sulmuesin serb Lazar Markoviç, i cili është huazuar nga Liverpuli te Fenerbahçe. 22-vjeçari luajti për një vit te Benfika dhe Zhezus synon ta transferojë te Sportingu i Lisbonës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama