Efektet speciale

Efektet speciale
“Dinozauri Gerti”

Filmat e pare te animuar, te krijuar ne fillim te viteve ‘900, u bene nga disa ilustratore me shpirt novatoresh dhe kishin ne qender te tyre personazhe popullore dhe komike te kohes. Metoda që përdorej ishte ajo e kornizës unike. Një nga filmat e parë të animuar ka qenë ai i vitit 1914, me titull: “Dinozauri Gerti”, i cili njihet edhe si filmi i parë i suksesshëm. Pas atij novacioni, edhe teknikat e tjera të filmave që vazhduan që të dilnin në dritë, i dhanë vazhdimisht filma të rinj publikut të mrekulluar.

Në filmin e tij shumë të famshëm të vitit 1927, regjisori Fritz Lang krijoi një botë metropoli, duke përdorur shumë detaje. Për herë të parë krijoi një mjedis që nuk ekzistonte. Ndryshe nga modelet që kanë dalë jashtë kohe, miniaturat vazhdojnë edhe sot e kësaj dite që të përdoren.

“Oz magjistari”

Nëse e keni parë këtë film, atëherë praktikisht e dini se çfarë është një pikturë kinemaje. Kjo është një teknikë e përdorur shumë në fillimet e kinemasë dhe konsistonte në vendosjen e pikturave të mëdha apo projektimeve të mëdha në sfondin e objekteve. Këto piktura lëviznin dhe spektatorëve u krijohej ideja se bëhej fjalë për vende të ndryshme, në të cilat ndodheshin aktorët. Filma që kanë përdorur me sukses këtë teknikë janë “Planeti i majmunëve”. Gjatë pjesës më të madhe të shekullit XX, studiot kishin departamentet e tyre të pikturave të posaçme për filmat vizatimorë e më pas edhe për filmat fantastiko-shkencorë. Më pas, me ardhjen e epokës dixhitale, në fillim të viteve ‘90, gjërat ndryshuan.

“Dhjetë urdhëresat”

Pa ndihmën e efekteve dixhitale, regjisori De Mille ia doli mbanë që të realizonte një nga mrekullitë më të mëdha të Biblës: ndarjen e Detit të Kuq. Në vitin 1956, regjisori i këtij filmi përdori teknologjitë më të famshme të kohës: pikturën, projektimin mbrapsht, piroteknikën, miniaturat. Ky film u konsiderua si më i shtrenjti në historinë e kinemasë për sa i përket efekteve speciale. Këtë rekord vazhdon që ta mbajë edhe sot.

“Kurthi i prindërve”

Në vitin 1961, “Disney” krijoi filmin “Kurthi i prindërve”. Aktorja kryesore luan rolin e saj dhe të motrës së saj binjake. Ishte një novacion për kohën dhe metoda e atëhershme, e quajtur metodë e “dyzimit”, vazhdon që të përdoret edhe sot në të njëjtat raste.

“Lufta e Yjeve”

Ky është filmi që gjithashtu do të mbetet në histori për efektet e jashtëzakonshme speciale që u përdorën në të. Në këtë film u përdorën kamera shumë specifike, të cilat mundësuan edhe tredimensionalitetin, një efekt që ishte i paparë dhe i paaplikuar më parë.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama