Edhe te Bazeli ferkojne duart Sa mire qe nuk eshte Sadiku!

Edhe te Bazeli fërkojnë duart: Sa mirë që nuk është Sadiku!

Rënia e Zyrihut në kategorinë e dytë dhe bllokimi që i ka bërë ky klub transferimit të Armando Sadikut, ka kënaqur klubet e elitës në futbollin zviceran.

Sulmuesi shqiptar ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për çdo kundërshtar gjatë sezonit të kaluar dhe fakti që ai nuk u lejua as të luante si i huazuar në ndonjë prej ekipeve në elitën e futbollit zviceran, bën të fërkojnë duart edhe trajnerin e një klubi shumë të fortë si ai i Bazelit.

sadiku

Trajneri Urs Fisher ka folur rreth sfidës që kampionët në fuqi të Zvicrës do të luajnë të dielën ndaj Vaduzit, një ekip që ka si objektiv mbijetesën dhe ku Sadiku luajti pjesën e dytë të sezonit të kaluar.

Fisher, edhe pse drejton aktualisht atë që cilësohet si superfuqia e futbollit zviceran, nuk ka ngurruar të theksojë se avantazhi më i rëndësishëm i kësaj sfidë për ekipin e tij, kishte të bënte me mungesën e një elementi në radhët e kundërshtarit.

sadiku

"Skuadrës së Vaduzit gjithmonë i pëlqen të luajë futboll. Por ata kanë humbur një individ të rrezikshëm në fazën ofensive si pasojë e largimit të Sadikut", theksoi trajenri i Bazelit, duke treguar në këtë mënyrë vlerësimin e lartë që ekziston për sulmuesin shqiptar në Zvicër.

sadiku zyrih

Nga ana e tij, Sadiku vazhdon përgatitjet me klubin e Zyrihut për ndeshjet e radhës në kategorinë e dytë. Këtë javë, skuadra e tij do të ndeshet me FC Vil dhe sulmuesi padyshim që do të jetë përsëri në fushë nga minuta e parë, me synimin për të rritur bilancin e golave të shënuar në këto javë të para dhe për të bindur ndonjë klub të njohur që të blejë kartonin e tij nga Zyrihu.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama