E prisnin te Tirana por Entonio Pashaj firmos per Kukesin

E prisnin te Tirana, por Entonio Pashaj firmos për Kukësin

Skuadra e Kukësit ka bërë një përforcim të rëndësishëm në mbrojtje, duke afruar mbrojtësin Entonio Pashaj, i cili do të zërë vendin e Renato Malotës, i larguar tashmë nga verilindorët. Futbollisti 31 vjeçar ishte në bisedime me Tiranën gjatë ditëve të fundit, por ndërhyrja e verilindorëve ka bërë që ai të ndryshojë destinacion dhe të hedhë firmën me këtë klub.

13903284_848033355327759_3139644383795937047_n

"Ditën e sotme, 31-vjeçari ka hedhur firmën mbi kontratë duke u bërë zyrtarisht edhe lojtari më i ri i F.K. Kukësit. Mbrojtësi ka mjaft eksperiencë, pasi ka një karrierë të pasur dhe ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës, Flamurtarit, por edhe të Kastriotit. Klubi i uron suksese në këtë aventurë të tij!", shkruhej në njoftimin e klubit.

pashaj

Ndërkaq, pritet që Kukësi të nënshkruajë rinovimet edhe me disa prej titullarëve të sezonit të kaluar si Shameti e Musolli, të cilët do të jenë pjesë e verilindorëve edhe në këtë edicion.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama