E bujshme/ Trajneri i ardhshem i Italise do te jete Xhani De Biazi

E bujshme/ Trajneri i ardhshëm i Italisë do të jetë Xhani De Biazi

"Xhani De Biazi do të jetë trajneri i ri i Italisë". Kjo dëklaratë e fundit vjen nga ish-trajneri i Sampdorias Valter Zenga në një intervistë për "Premium Sport".

162021847-0ad7a6d4-ed17-4dfc-a246-96657be6f7bb.jpg.pagespeed.ce.U28ypkPYMj

I pyetur nëse ai është një ndër kandidaturat e përfolura, ish-trajneri u përgjigj me modesti duke thënë se "nuk i kam meritat e duhura dhe as të drejtat" për një post të tillë.

"Duket të kesh një korrikulum më interesant se sa i imi. Vetëm një ditë më parë Mançini më tha se nuk do ta refuzonte kombëtaren. Personalisht edhe unë pyes se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë. Besoj se do të jetë Xhani De Biazi pasuesi i Kontes",-ka thënë ai sipas të përditshmes "Corriere dello Sport".

13.0.404870167-kSYE-U150401827151M1D-620x349@Gazzetta-Web_articolo

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit është përfolur prej disa javësh si një ndër kandidaturat e mundshme për të qenë zëvendësiesi i Antonio Kontes. Ky i fundit do të lërë stolin e 'axurrëve' në mbyllje të Europianit, për të drejtuar më pas skuadrën e Çelsit në Premier Ligë.

Pak ditë më parë kreu i federatës italiane të futbollit, Tavekio, tha se trajner i i ardhshëm i Italisë do të zgjidhet para finaleve të "Euro 2016"-ës.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama