Dy futbolliste te tjere malazeze vihen nen urdherat e Cungut

Dy futbollistë të tjerë malazezë vihen nën urdhërat e Cungut

Vllaznia duket se ka braktisur plotësisht pistën e përforcimeve me futbollistë shqiptarë dhe vazhdon të marrë në provë vetëm futbollistë të huaj. Gjatë ditës së sotme, ekipit shkodran i janë bashkuar në stërvitje edhe dy futbollistë malazezë, të cilët duhet të bindin trajnerin Armando Cungu për vlerat e tyre para se të mund të nënshkruajnë me kuqeblutë.

13718709_1107095982690719_6006338765503982796_n

I pari është mesfushori 29 vjeçar Darko Markoviç. Futbollisti me tipare sulmuese, në sezonin e kaluar mbante shiritin e kapitenit te skuadra e Zetës në Malin e Zi dhe gjatë karrierës së tij ka shëtitur në klube të ndryshme në Europë dhe Azi.

I dyti është portieri 21 vjeçar Nikola Delibashiç, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Malit të Zi. Cungu ka kërkuar një përforcim në portë dhe për këtë arsye, në këto ditë të para të fazës përgatitore ka testuar disa portierë të ndryshëm.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama