Dossier/ Spanja zbret nga froni kampionet

Dossier/ Spanja zbret nga froni kampionët

Pasi u tërhoq një edi cion më parë për ar sye politike nga përballja me Bashkimin Sovjetik, në edicionin e dytë të Europianit, Mbreti Franko nuk kishte se si t'i shmangej përballjes me Bashkimin Sovjetik, sepse vetë fati vendosi që këto dy përfaqësuese për më shumë të përballen në finale.

spagna-1964-europei-calcio (1)Të mbajtura në distancë dhe nën vëzhgimin e rreptë të sportdashësve dhe organeve politike e sportive, shmangia e sfidës mes tyre në fushën e blertë të mitikut "Santiago Bernabeu" ishte e pamundur, edhe pse në fund përballja do t'u buzëqeshte vendësve spanjollë, pas një 90-minutëshi të fundit më se emocionues.

Duke u nisur nga aventura e një edicioni më parë, finalistja e Jugosllavisë bëri një paraqitje shumë të dobët, duke iu nënshtruar nordikëve suedezë.

Ndërsa

surpriza më e bukur ishte ajo e Hungarisë, e cila fatkeqësisht nuk pati më forca të shkojë më tej se vendi i tretë duke u eliminuar në gjysmëfinale nga Spanja, pas kohës shtesë, ku një gol në minutën e 115-të e Amancios vulosi avancimin në finale.

Por, akoma më e bukur ishte aventura e Danimarkës, e cila me një Ole Madsen të pamëshirshëm në zonën e golit, arriti që të prekë finalen e Europianit vetëm për 18 minuta, sepse Bashkimi Sovjetik fitoi lehtë në gjysmëfinale me rezultatin e pastër 3-0. Në këtë mënyrë, sfida që ishte mohuar katër vite më parë do të dhuronte shkëndija në finale.

Përpara saj, finalja për vendin e tretë mes Hungarisë dhe Danimarkës kishte përfunduar në rezultatin 3- 1 për kombëtaren e Ferenc Pushkashit, pasi fillimisht 90 minutat e rregullta ishin mbyllur në barazim 1-1.

Finalja

Spanja shfrytëzoi epërsinë e terrenit vendës për të fituar në Kampionatin e dytë Europian e Futbollit, duke kaluar në finale kampionët në fuqi të Bashkimit Sovjetik me rezultatin 2-1. Dy ekipet, katër vjet më herët, nuk kishin luajtur për shkak të një ndërhyrjeje politike të qeverisë spanjolle. Në këtë kampionat dy ekipet ishin ndarë sa më larg njëratjetrës, deri në finale ku ndarja nuk ishte e mundur.

Pareda kishte shënuar golin e parë të epërsisë në minutën e 6-të të takimit, duke ndezur festën në stadiumin "Santiago Bernabeu".

Por rusët kundërpërgjigjen menjëherë, vetëm 2 minuta më vonë me anë të një goli të Khusainov. Gjithsesi, mbështetja vendëse bëri që 6 minuta përpara përfundimit të ndeshjes Marselino të vendoste që trofeu t'u takonte spanjollëve, pasi mposhti portierin legjendar Lev Jashin.

Kombëtarja vendëse në atë kohë kishte më shumë kualitete teknike, duke u nisur edhe nga fakti se në tetë nga nëntë finalet e fundit të Kupës së Kampioneve Reali i Madridit kishte qenë finaliste.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama