Këto analiza janë bërë në Tiranë ku vec peshëngritëses Brahja janë marrë analizat edhe Erkand Qerimaj, Daniel Godelli, Fetije Kasaj, Romela Begaj dhe Sherjana Ruci. Mes tyre vetëm peshëngritësja Brahja e cila u rendit në vendin e shtatë në botërorin e Parisit rreth një muaj më parë rezultoi pozitive dhe rrezikon deri në 2 vjet pezullim nga sporti. Shqiponja Brahja është renditur në vendin e shtatë në botë, duke arritur rezultatin e saj të karrierës. Brahja ka qenë në baterinë B dhe me 75 kg në shkëputje është në vendin e parë. Në shtytje, me 96 kg u rendit e dyta, por tashmë të gjitha këto rezultate, zerrohen e jo vetëm kaq pasi rrezikon edhe më shumë, deri në mbylljen e karrierës si sportiste duke marrë parasysh edhe moshën e saj, 38-vjecare.
Vec tyre analizat u bën edhe për tre mundësa Sahit Prizreni, Egzon Shala dhe Fatjon Baro dhe një atlete, Luiza Gega. Për të tjerët analizat kanë rezultuar negative. Ky është një tjetër rast që njollos peshëngritjen tonë pas atij të Fetije Kasës disa vite më parë.