Donadoni Italia tani ndryshon fytyre

Donadoni: Italia tani ndryshon fytyrë
Kur na ndajnë vetëm pak orë nga fillimi i kësaj sfide tepër delikate, vetë trajneri i Kombëtares italiane, ka deklaruar: “Do bëj tre, ose katër ndryshime, kundrejt atij formacioni që aktivizova kundër Holandës. Ndërkaq, theksoj se Alesadro Del Piero dhe Xhiorxhio Kielini do zbresin në fushë që nga minuta e parë”, ka bërë të ditur tekniku i kombëtares. Më pas, trajneri i kampionëve të botës flet për gjendjen aktuale të skuadrës: “Sot në sytë e lojtarëve kam parë një dëshirë të madhe për hakmarrje. Aktualisht të gjithë gëzojnë një formë të mirë, përveç Materacit dhe Panucit”. Por për ndeshjen e radhës kundër Rumanisë, trajneri Donadoni kërkon maksimumin e qetësisë nga lojtarët e tij, sepse është i vetëdijshëm për rrezikshmërinë e kundërshtarit që ka përballë: “Kundër Rumanisë do të kemi 90 minuta lojë në dispozicion për të shënuar. Duhet të jemi të durueshëm, të administrojmë lojën, dhe të tregohemi të pagabueshëm përpara portës kundërshtare dhe të kujdesshëm në mbrojtje, sepse rumunët kanë një skuadër tepër e fortë, me elementë që mund të të godasin nga momenti në moment. I pyetur mbi pozicionin që do mbulojë në fushë Alesandro Del Piero, Donadoni është përgjigjur: “Alesandro do luajë pas Luka Tonit”, ka përfunduar tekniku i Kombëtares italiane.



PanoramaSport

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama