Dino Dibra Nje mafjaz Shqiptar ne Australi

Dino Dibra : Nje mafjaz Shqiptar ne Australi
Teksa “Underbelly” eshte shnderruar ne “The Sopranos” australiane, shumkush jashte Australise eshte habitur kur ka mesuar per Dino Dibren.Ndonese lajmet nga komuniteti shqiptar ne Australi kane qene te pakta,ato gjithmone kane qene bombastike.Ne fillim nje kengetare e njohur,pastaj nje model e me se fundi nje mafioz qe portretizohet ne nje prej serialeve televiziv me te suksesshem ne Australi.Nga nje djale i ri qe pelqente “Reservoir Dogs” tek nje prej personazheve kryesore ne “Underbelly”

Varet se ke pyet…Dedektivi i pare qe arrestoi Dibren i ka treguar “Herald Sun” se ai ishte nje djale i kendshem dhe me humor.Gjate nje arrestimi kur e ka pyetur nese ka pasur dicka per te thene Dibra i eshte pergjigjur “Jam i ri,jam i lezetshem dhe jam i pafajshem”.

E motra e tij Viloleta Mujushi tregon se “Ai ishte nje vella fantastik dhe nje djale i mrekullueshem per nenen dhe babain”.”Nje njeri me zemer flori.”

Por policia e Melburnit flet ndryshe.Per ta Dibra ishte nje prej figurave me te rrezikshme te krimit ne qytet.Ai akuzohet per nje sere vrasjesh,rrembim personi,trafikim droge etj.

Midis moshes 15 dhe 18 vjecare Dibra eshte denuar me disa thyerje te vogla te ligjt si vjedhje,ngarje te pakujdesshme te makines dhe mbajtje te drograve te lehta.Policia ne ate kohe e ka karakterizuar si nje kriminel me pamjen e nje gangsteri te qete dhe cool.

Policia ka treguar se dhoma e tij ishte e mbushur me postera prej filmave “Scarface”,”Pulp Fiction” apo “Reservoir Dogs”. Njehere kur u pyet ne lidhje me nje ngjarje ai u pergjigj “Mik,Kam pare “Reservoir Dogs” shume here”

Ne moshen 19 vjecare ai u akuzua per tentative vrasje dhe disponim droge.U burgos dhe u gjobit per keto shkelje te ligjit.Me vone ne 15 tetor te 1996 Dibra u riburgos kete here per 18 muaj per ngarje te pakujdesshme te makines por u lirua pas nje viti.

Policia beson se Dibra dhe nje mik i vjeter, Rocco Arico ishin partnere ne shitje dhe shperndarje te kokaines,ekstazise dhe amfitamines.Ata ishin te njohur dhe vizitonin shpesh klubet Dome dhe Crown Casino Dihet se ne ate kohe Dibra shoqerohej me nje sere figurash te Mafies ne Melburn si Mark Moran,Jason Moran,Andrew Veniamin,Carl Williams dhe Nik Radev dhe besohet se keto lidhje kane pasur per qellim trafikimin es sasive shume te medha drogrash. Ne 1998 nje bodigard u gjuajt per vdekje jashte Dome Nightclub ne Prahran.Dibra ishte i dyshuari kryesor dhe besohet se vrasja ka ndodhur ne lidhje me nje moskuptim ne lidhje me trafikim te droges.

Me 2 gusht te 1999,Dibra dhe miku i tij Rocco Arico ishin dy prej disa personave te akuzuar per rrembim ne mes te dites, se vellait te nje bashkepunetorit te Arico.Ne ate kohe,policia pergjonte banesen e Dibres si edhe makinen e tij,per te marre informacion ne lidhje me vrasjen e bodigardit.Policia bastisi shtepine e Dibres ne Taylors Lake ku viktima gjendej i lidhur.Dibra dhe Arico u gjykuan ne disa pika ne lidhje me kete incident.

Ne 23 nendor te 1998,Charles Hegyaljie apo sic njihej me emrin “Mad Charlie”,u vra ne shtepine e tij ne Caulfield.Dibra ishte perfshire ne vrasje dhe mendohet se shkaku ka qene mospagesa e disa dergesave nga trafiku i droges.Gjithashtu besohet se figura e njohur mafioze “Mad” Richard Mladenich, eshte goditur per vdekje me arme zjarri nga Dino Dibra ne hotelin “St. Kilda Esquire” ne 16 maj te 2000.

Dino Dibra u godit me arme zjarri dhe gjeti vdekjen jashte shtepise se tij ne “Kambruk Street” ne West Sunshine te Melbourne me 14 tetor te 2000 ne oren 9.15. Policia mendon se kjo vrasje ka pasur per motiv hakmarrjen.Mendohet se vrasesi i Dibres eshte Andrew Veniamin megjithese ai asnjehere nuk eshte akuzuar ligjerisht nga policia. Gjithashtu sipas fqinjeve,tregohet se ne diten e vrasjes rreth shtepise se Dibres jane pare disa vete dhe me pas eshte treguar se goditjet kane dale nga dy arme te ndryshme.Per te marre informacion ne lidhje me vrasesin e Dibres policia ka ofruar $100.000 shperblim,por pa rezultat.

Personazhi i Dino Dibres portretizohet ne serialin australian “Underbelly” prej aktorit Daniel Amalm (foto majtas). Ai shfaqet per here te pare ne hapjen e serise se katert, ku merr pjese ne vrasjen e nje personazhi me emer Bruno Bolotzi jashte nje klubi nate,ngjarje e cila bazohet ne vrasjen e nje bodigardi ne vitin 1998 jashte klubit te nates "Dome".

Pergatiti:Elbino Llalla Revista Albania

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama