Dibala mungon por Alegri nuk pranon gabime ndaj Empolit

Dibala mungon, por Alegri nuk pranon gabime ndaj Empolit

Pas dy javëve pushim të detyruara nga pau za e kombëtareve, Juventusi përgatitet që të zbresë në fushë, sot në mbrëmje, në Torino, kundër Empolit. dibala markizioRikthimet pas pauzës së përfaqësueseve nuk janë aspak të lehta, për më shumë duke menduar problemet që kanë bardhezinjtë aktualisht mes të skualifikuarave, Aleks Sandro, Leonardo Bonuçi dhe Sami Khedira (2 ndeshje për gjermanin), por edhe të dëmtuarve si Paulo Dibala, i cili nuk ka arritur që rikuperojë dhe nuk është grumbulluar për ndeshjen e sotme.

Gjithsesi, trajneri Masimiliano Alegri as që kërkon të gjejë justifikime në pritje të ndeshjes së sotme, sepse kundër Empolit është një ndeshje ku tri pikët janë detyrim. Fundja, titullin kampion, "Zonja e Vjetër" kryesuese e Serisë A do ta luajë në shtëpi, duke qenë se 5 nga 8 ndeshjet e mbetura deri në fund do t'i luajë në "Juventus Stadium".

"Është e kotë që ta përsëris se kush është pjesë e Juventusit është i detyruar që të fitojë. Pas dy jav- ësh pushime të detyruara nga kombëtaret shpresoj që skuadra të reagojë siç duhet, sepse këto mungesa të gjata në fushë mund të jenë një thikë me dy presa. Prandaj, për këtë takim përqendrimi duhet të jetë në maksimum.

Mungesa të shumta?

Na vjen keq që nuk rikuperuam Dibalën, por është e kotë që ta rrezikojmë atë, duke qenë tanimë për ne nis një minikampionat, prej 8 ndeshjesh, i cili do të vendosë titullin.

Lajmi i mirë është rikuperimi i Kielinit, Barzaljit e Markizios, ndonëse nëse ata do të luajnë ose jo do të vendos përpara ndeshjes, - vazhdon Alegri, i cili nënvizon rëndësinë e sfidës me Empolin. - Në tetë ndeshjet e mbetura, pesë i luajmë në shtëpi, prandaj është shumë e rëndësishme që të mos lëmë asnjë pikë në to, sepse titulli fitohet në shtëpi.

Rinovimi i kontratës?

Unë jam në Torino, këtu do të jem dhe dua të qëndroj, sepse mbi të gjitha nuk jam nga ata tipa që ia mbath".

Përgatiti: JETON STAMOLLA


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama