Dhuna ne derbi arrestohet drejtori teknik i Tiranes dhe 9 tifoze

Dhuna në derbi, arrestohet drejtori teknik i Tiranës dhe 9 tifozë

Dhuna që ka pasuar derbin mes Tiranës dhe Partizanit ka sjellë edhe arrestimin e 10 personave. Sipas burimeve, është arrestuar Dejvi Muka, ish-mesfushori i Tiranës që aktualisht mban postin e drejtorit teknik të klubit.

Dejvi-Muka-433x300Gjithashtu, bashkë me të janë arrestuar edhe 9 tifozë. Pas përfundimit të ndeshjes ka patur përplasje në fushë mes lojtarëve dhe stafeve teknike.

Klubi i Partizanit pretendon se disa përfaqësues të tij janë goditur nga drejtori teknik Dejvi Muka dhe disa tifozë të tjerë. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2, por edhe një herë tjetër janë parë skena të shëmtuara në stadium.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama