Deshamp pranon gabimet Nuk ka me ndeshje te lehta

Deshamp pranon gabimet: Nuk ka më ndeshje të lehta

Dy golat e Griezman kanë qetësuar Didier Deshamp, karriera të cilit mund të kishte marrë një goditje shumë të rëndë nëse Franca organizatore e Euro 2016 do të ishte eliminuar pa mbërritur as në çerekfinale, për më tepër nga Irlanda.

france-deschamps-didier-world-cup_3480641

Trajneri i francezëve ka pranuar se ekipi i tij kishte gabuar shumë, pas trysnisë që i shkaktoi goli i shpejtë i pësuar, por fatmirësisht kishte arritur të kthente gjithçka në pjesën e dytë.

"Ndeshja filloi keq, duke pësuar menjëherë një 11-metërsh, i cili shkaktoi pak nervozizëm. Në pjesën e dytë u rritëm, arrita edhe të ndërroja ndonjë futbollist dhe mund të kishim vendosur kundërshtarët tanë nën presion duke bërë dy gola.

Mund të kishim shënuar përsëri dhe të arrinim më të qetë në minutat e fundit, por e rëndësishme është që arritëm objektivin. Tani jemi në çerekfinale, nuk ka më ndeshje të lehta, e pamë edhe një ditë më parë se sa e vështirë ishte për këdo", theksoi Deshamp.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama