Debatik

R:H.Hakani.Interpretojnë:Dh.Pecani/Agimi/;P.Dervishi/Genci/; Shpëtim Zani/ /Coli /, Gj.Osmanlli /Merushja/; Roland Trebicka  /Kosta/; Skënder Plasari, /Skënderi/; Besim Lëvonja/ karrocieri Lymi/; Sylejman Pitarka, /mësuesi/; Sandër Prosi /drejtori I shkollës/ etj.
Filmi i kushtohet veprimtarisë atdhetare të Organizatës së fëmijve “DEBATIK” që u krijua gjatë luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

Ngadhnjim mbi vdekjen
R: Gëzim Erebara dhe Piro Milkani. Interpretojnë: Edi Luarasi /Afërdita/, Eglantina Kume /Mira Korani/; Naim Frashëri /Hans von Shtolc/; Rikard Ljarja /Perlat Pëllumbi/; Sheri Mita/Villi Heler/ etj.
Filmi trajton Luftën e rinisë kundër pushtimit nazist. Gjatë kësaj lufte gjermanët arrijnë të kapin të gjalla dy vajza të reja të cilave u bëjnë tortura nga më mizoret për të treguar lidhjet dhe shokët por ato qëndrojnë të pa-përkulura derisa më në fund nazistët i varin në mes të qytetit për të terorizuar popullin. Filmi merr shkas nga një ngjarje e vërtetë e dy heroinave të popullit Bule Naipi dhe Persefoni Kokëdhima.

Mëngjeze Lufte
 R: K.Dhamo.
Interpretojnë: Rauf Pojani /Guri/; Fatmir Dika/Piro/; Edmond Papa /Milo/;Franc Dushi/Goni/; Sander Prosi /peshkatari/; Pandi Raidhi /teneqexhiu/; Demir Hyskja /Ilegali/ etj.
Gurin, Piron, Milon dhe Gonin i bashkojnë lodrat e tyre fëmijnore. Gëzimi i pakët i tyre herë pas here trazohet dhe prishet nga hija e rëndë e ushtarëvet pushtues.Ata e kuptojnë se s`është më koha e lodravet.Të paktën të gjejnë mënyrën për t`i rrëmbyer armë dhe veshje armikut. Përmes kësaj urrejtjeje dhe lufte ata forcojnë dashurinë për njeri tjetrin dhe bashkohen me shokët më të rritur, të cilët i organizojnë dhe udhëheqin në veprime luftarake.


Abaz Tahir Hoxha


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama