De Biazi vezhgon lojtaret ne Korce

De Biazi, vezhgon lojtaret ne Korce
Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani de Biazi, do të ndjekë super ndeshjen e kampionatit shqiptar, Skënderbeu-Tirana në qytetin e Korçës. Trajneri i kombëtares sonë do ta ndjekë këtë ndeshje për të vëzhguar kandidatët e mundshëm të kombëtares sonë. Skënderbeu dhe Tirana kanë në organikën e tyre kanë lojtarët më të mirë të kampionatit shqiptar.

Trajnerët e huaj të kombëtares janë kritikuar shpeshherë nga media për pasivitetin e tyre ndaj vëzhgimit të ndeshjeve në kampionatin shqiptar. Ky është një nga rastet e pakta, ku trajneri italian i Shqipërisë ndjek nga afër një ndeshje të superligës. Be Biazi ka zhvilluar vetëm një ndeshje në krye të kombëtares sonë, atë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi, ku Shqipëria u mund më rezultatin 2-1. Golin e kombëtares sonë në këtë ndeshje e shënoi Edgar Çani, lojtar i afruar në ekip nga trajneri italian.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama