De Biazi komenton gabimet Pesuam gol budalla! Ja pse Hysajn e bera kapiten (VIDEO)

De Biazi komenton gabimet: Pësuam gol budalla! Ja pse Hysajn e bëra kapiten (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollt Xhani De Biazi u shpreh i kënaqur me formën e treguar nga kuqezinjtë në fitoren 3-1 në miqësore ndaj Katarit, ndërsa kritikoi mbrojtjen për pësimin e golit në dy minutat e para.

DE-BIASSI-658x370Në një prononcim pas ndeshjes për mikrofonin e "Supersport", trajneri italian e komentoi në shqip si "gol budalla" kalimin në avantazh të modestëve të Katarit në aksionin e parë.

"Goditja e parë e dënimit, në vend që të luanim topin para, e kthyem pas dhe pësuam një gol budalla. Në këto ditë do të punojmë shumë sepse janë këto raste që bëjnë diferencën në finalet e Europianit. ",-deklaroi De Biazi.

Untitled-21

I pyetur se përse zgjodhi Hysajn që të mbante shiritin e kapitenit në fushë në kohën kur Cana ishte në stol, tekniku tha se vlerësonte kontributin e tij për ekipin gjatë këtyre tri viteve si dhe për formën e treguar nga mbrojtësi me bulutë e Napolit në Serinë A.

"Hysaj është një lojtar që mund të luajnë në dhjetë vitet e ardhme me Shqipërisë, edhe pse është me ne që nga viti 2013. Besoj se është e drejte t'i njohim edhe një kampionat të jashtëzakonshëm që ka bërë te Napoli",-tha De Biazi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama