De Biazi kercenon Ramen Behem kryeminister brenda dites

De Biazi kërcënon Ramën: Bëhem kryeministër brenda ditës

Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi, është i ndërgjegjshëm për famën që ka tashmë në vendin tonë. Në një intervistë të dhënë për "World Soccer", të publikuar nga "bota.al", trajneri është shprehur i sigurt se do të kishte sukses në Shqipëri edhe nëse do të fillonte karrierën si politikan.

De Biazi Rama

"Nëse sjell një ekip si Shqipëria në Kampionatin Evropian, e gjitha bota të kushton vëmendje - është një fenomen. Është një moment historik për futbollin shqiptar, për popullin shqiptar dhe për politikën këtu. Nëse kandidoj për kryeministër nesër, mund të fitoj edhe pa bërë fushatë", ishte batuta e trajnerit të përfaqësueses.

Sipas tij, shqetësimi kryesor me të cilin është përballur në këto vite në Shqipëri ishte kërkesa shumë e lartë, në kontrast të plotë me mundësitë e kombëtares kuqezi.

"Është e rëndësishme të ndryshohet mentaliteti i njerëzve, gazetarëve, futbollistëve, pasi kërkojnë, kërkojnë, kërkojnë. Ata duan të shkojnë deri në Hënë me biçikletë! Ky është problemi i madh. Por ky është mentaliteti i futbollit. Kur je për drekë, sa më shumë që ha, aq më shumë dëshiron të shijosh diçka të mirë. Sot shqiptarët presin që të kualifikohemi nga grupi, mbase të shkojmë edhe në finale", tha trajneri, i cili në fjalët e tij kritikoi edhe nivelin e kampionatit shqiptar që nuk kishte bërë hapa para.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama