De Biazi gati listen ja 4 lojtaret qe pritet te lene Kombetaren

De Biazi gati listën, ja 4 lojtarët që pritet të lënë Kombëtaren

UPDATE/ Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi ka përcaktuar listën me 23 futbollistët që do të luajnë në Europianin "Francë 2016" që nis më 10 qershor.

lll-1Nga të dhënat paraprake, katër futbollistët që nuk do të jenë në listën zyrtare janë Milot Rashica, Amir Rrrahmani, Berat Gjimshiti dhe Herolind Shala.

Lista e De Biazit pritet t'i dërgohet edhe UEFA-s dhe FSHF-së brenda kësaj të marte. Trajneri grumbulloi për miqësoren e luajtur ndaj Katarit 27 futbollistë, por katër prej tyre nuk u përfshinë në përzgjedhjen finale.

Para publikimit të listës zyrtare, trajneri Xhani De Biazi zhvilloi një mbledhje me futbollistët në hotelin ku janë grumbulluar në Austri.
Lista pritej të publikohej pas përfundimit të seancës së fundit stërvitore, por me sa duket tekniku italiane zgjodhi tua komunikonte në sy vendimin e tij futbollistëve, para se lista të bëhej publike për mediat.

Seanca e fundit stërvitore

Kuqezinjtë zhvilluan pasditen e së martës seancën e fundit stërvitore në Bad Waltersdord të Austrisë.

13343024_1003254986451732_6234798107378079543_nSkuadra zhvilloi këtë pasdite stërvitje të ndara në grupe dhe me finalizime drejt portës. Mesfushori Burim Kukeli u stërvit i veçuar nga grupi, ndërsa seanca u ndoq nga afër edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Pas tri ditësh kuqezinjtë do të luajnë miqësoren e fundit me Ukrainën dhe më pas ekipi do të bëhet gati për finalet e Europianit që nisin më 10 qershor në Francë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama