De Biazi e pranon Do ishte nder te drejtoja Italine por Ja krahasimi me politiken

De Biazi e pranon: Do ishte nder të drejtoja Italinë, por Ja krahasimi me politikën

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, vijon të jetë në fokus të mediave italiane si një kandidaturë e mundshme për të marrë postin e 'axurrëve' pas largimit të Antonio Kontes në mbyllje të Europianit.

C_29_articolo_1096481_upiImgPrincipaleOrizNë një intervistë të fundit të dhënë për "Mediaset", tekniku tha se do të ishte një nder për të nëse do t'i ofrohej kjo mundësi, ndërsa shtoi se aktualisht është i përqendruar me kuqezinjtë për finalet e Europianit.

"Zenga tha se do të jem trajneri i ri i Italisë? Shpresojmë që mos të jetë si në politikë, kur një emër i lançuar shpesh kohë përpara, më pas digjet. Do të ishte një nder.

Kush nuk do ta kishte ambicie të bëhej trajner i Italisë, katër herë kampione bote? Por tani jam i përqendruar në Europian me Shqipërinë time, më pas...",-ka thënë De Biazi, duke i lënë dyert për postin e trajnerit.

Tekniku vlerësoi edhe suksesin e arritur nga Klaudio Raneri në Angli me fitimin e titullit kampion në Premier Ligë.

De Biazi ritheksoi edhe njëherë miqësinë që ka me Ranierin. Ai tha se flet çdo javë më të dhe e ka ndjekur nga afër ecurinë e skuadrës së tij.

Trajneri pranoi edhe krahasimin e Leiçesterit me Shqipërinë, për sukseset e arritura në Premier Ligë dhe me kualifikimin e kuqezinjvë ne "Euro 2016".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama