De Biazi e la jashte listes ja planet e Interit per Manajn

De Biazi e la jashtë listës, ja planet e Interit për Manajn

Sulmuesi kuqezi Rei Manaj është në planet e Interit për të ardhmen dhe pritet të jetë titullar në çerekfinalet e kampionatit me të rinjtë.

521362564-146-keTD-U150834509845QWG-620x349@Gazzetta-Web_articoloManaj nuk u përfshi në listën e 27 lojtarëve që trajneri i Kombëtares Xhani De Biazi thirri pak ditë më parë për dy miqësoret e fundit në prag të finaleve të Europianit, por ai do të luajë përballë Palermos të premten.

Gazeta më e madhe sportive në Itali "La Gazzetta dello Sport", shkruan se Manaj kthehet me të rinjtë e Interit si futbollist me eksperiencë në Serinë A, pasi Mançini i besoi atij në katër ndeshje.

Pak javë më parë, Manaj fitoi edhe Kupën e Italisë me të rinjtë e Interit, duke shënuar në finale ndaj Juventusit.

13007300_657530061065688_8984209197945477598_n


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama