De Biazi e Mihajlovic kapen ne Olimpiko Tare gati ndryshimet

De Biazi e Mihajloviç kapen në Olimpiko, Tare gati ndryshimet

Pas suksesit që Lacio arriti një natë më parë duke fituar 2-0 ndaj Interit nw kampionat, mediat italiane kanë ngritur pikëpyetje për trajnerët që ndoqën nga afër këtë sfidë.

Komisari teknik i Kombëtares shqiptare të Futbollit, Xhani De Biazi, ish-trajneri i Milanit, serbi Sinisha Mihajloviç dhe Filipo Inzaghi ishin prezent në 'Olimpiko'.

C_29_articolo_1096203_upiImgPrincipaleOriz

Mihajloviç në stadium bashkë me fëmijët

Sipas "Sportmediaset", prezenca e trajnerëve në stadium nuk duket e rastësishme edhe për faktin se drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, para ndeshjes me zikaltrit i la të hapura mundësitë që stoli i ekipit të ndryshojë në verë.

Emrat e lartpërmendur janë përfolur së fundmi nga shtypi italian për që qenë trajnerë të mundshëm të Lacios. Ndërsa De Biazi duket më afër Italisë se Lacios.

SS Lazio's Miroslav Klose scores the 1-0 during the Serie A soccer match between SS Lazio and FC Inter at the Olimpico stadium in Rome, Italy, 1 May 2016. ANSA/RICCARDO ANTIMIANI

Për trajnerin e kuqezinjve thuhet se ka marrëdhënie të mira me Taren dhe me kreun e Federatës italiane, Tavekion, ndërsa një gjë e tillë nuk mund të thuhet për Mihajloviçin. Por ky i fundit duket se preferohet nga presidenti i klubit dhe prej kohësh shishet si një mundësi për të drejtuar ekipin kryeqytetas.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama