De Biazi E kam te veshtire tu them lojtareve qe sdo te jene ne France

De Biazi: E kam të vështirë tu them lojtarëve që sdo të jenë në Francë

Xhani de Biazi ka folur në një konferencë për shtyp një ditë para miqësores me Katarin. de biaziTekniku italian foli për gjendjen fizike të lojtarëve, përgatitjet për në Francë, ndërsa theksoi që është i kënaqur nga të dhënat e tyre fizike.

Ndër të tjera kreu i pankinës kuqezi preku dhe rastin e Mavrajt dhe të vëllezërve Xhaka.

"Jam i qetë nuk jam nervoz, nëse do isha tani imagjioni si do isha në Europian, jam totalisht i përqëndruar te skuadra dhe ndihem i qetë dhe i relaksuar. Jemi përqëndruar në aspektin mbrojtës dhe sulmues, po përgatitemi sa më mirë për në Francë në të gjithë aspektet që i duhet një skuadre".

Lojtarët

"Siç po e shikoni lojtarët janë të përqëndruar maksimalisht. Po zhvillojmë stërvitje në kushte fantastike, po bëjmë një punë të përsonalizuar me secilin. I kemi të gjitha të dhënat e nevojshme për të parë ato që na duhen. Personalisht jam i kënaqur nga puna që kemi bërë me to, sistemi GPS na ndihmon të kemi të dhënat fizike të lojtarëve, dhe më tepër për të dhënë shifrat ekzakte të testit. Jam totalisht i kënaqur nga të dhënat fizike".

Ndaj Katarit

"Është testi i parë pas dy muajve e gjysëm. Test i cili na ndihmon në shumë aspekte, nëpërmjet të cilit mund të marrim mbase dhe përgjigjen e punës që kemi bërë deri tani. Në të dy miqësoret do të mundohemi të marrim më të mirat. Të provohemi në mënyren më të drejtë. Shpresojmë që të dalim pozitivisht dhe të marrim përgjigjet e duhura. Kisha dëshirë të kisha një rival të fortë për të provuar realisht forcën tonë.. Nëse skuadra jonë vazhdon të rritet, kjo do të jetë e rëndësishme, duke arritur suksese të tjera".

I pyetur nëse është penduar për lojtarët që ka marrë dhe ato që ka lënë, De Biazi theksoi që jo.

"Jo, nuk jam penduar. Janë lojtarët që do të kisha marrë që në fillim. Më e vështirë do të jetë për mua tu them atyre lojtarëve që nuk do të jenë në France me ne, pasi janë si djemtë e mi. Por gjithsesi unë do të bëj zgjedhjet e mia.

E ardhmja ?

Edhe njëherë italiani ka bërë të ditur që nuk do të lëvizë nga Kombëtarja, ndërsa i ka quajtur trillime lajmet për laargimin e tij nga stoli kuqezi.

"Besoj se janë fjalë kafenesh dhe gazetash. E rëndësishme është çfarë punojmë ne, mundësisht të shkojmë drejt suksesit. Unë nuk mund të djeg gazetat dhe tu mbyll gojën gazetarëve. Këto janë llafe kafenesh. Jam i fokusuar totalisht tek Kombëtarja".

Rasti Mavraj

"Të vjen keq të shohësh diçka të tillë. Këtu gazetarët duhet të jenë për të parë punën tonë, jo të raportojnë gjëra të tilla. Shoh lajme e informacione që botohen, shkruajnë tituj që skanë lidhje me atë çfarë ndodh këtu".

Përballja mes vëllezërve Xhaka

"Një lojtar që futet në fushën e lojës do të japë maksimumin. Edhe vëllezërit Xhaka që luajnë kundra njëri - tjetrit, tregohen profesionistë, secili futet në fushë për të fituar. Ato çfarë thuhen në media janë thjesht llafe kafenesh".


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama