De Biasi Izraeli rivali direkt. Luajme per vendin e trete

De Biasi: Izraeli, rivali direkt. Luajme per vendin e trete

Trajneri Gianni De Biasi është krejtësisht i fokusuar për ndeshjen me Izraelin që kombëtarja shqiptare do të luajë në 12 nëntor. Tekniku italian që mori pjesë në takimin e Shoqatës Europiane të Trajnerëve në një intervistë për median italiane deklaroi se kjo sfidë është më e rëndësishmja për ne.

“Jemi të fokusuar te objektivi i i ardhshëm. Për ne ndeshja me Izraelin është më e rëndësishmja për ne. Duhet të fokusohemi te kjo përballje pasi luajmë me rivalin tonë direkt për vendin e tretë në grup që është objektivi madhor për ne, por pa lënë pas dorë dëshirën për të provuar dicka më shumë”, thotë ai.

Disa lojtarë të kombëtares shqiptare aktivizohen në Serinë A, madje duke u bërë edhe protagonistë të skuadrave të tyre,. gjë që e ka kënaqur teknikun 60-vjeçar.

“Është një periudhë shumë e mirë dhe ndjej kënaqësi që shoh se lojtarët e mi po luajnë sepse duke u aktivizar fitojnë eksperiencë e në të njëtjën kohë arrinjë gjendjen optimale fizike Po pres Manaj, ka nevojë që të luajë në vazhdimisht. Po riaftësohet nga një dëmtim është një futbollist tek i cili kemi shumë besim”, shton ai.

Në fund, De Biasi foli për mundësitë që ka kombëtarja shqiptare të renditet e dyta në grupin e saj eliminator.

“Është e vështire të arrijmë në vendin e dytë sepse Spanja dhe Italia kanë eksperiencë më të madhe dhe futbollistë më cilësore. Ne nuk duhet të harrojmë atë që na lejoi të shkojmë në evropian, që ishte fakti që i dinim mundësitë tona dhe dëshira për të hyrë në fushën e lojës pa egoizëm dhe me dëshirën për të ndihmuar njëri-tjetrin”, thotë trajneri i kuqezinjëve.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama