Chelsea shpallet kampion i Europa League mund 1-2 Benfica-n

Chelsea shpallet kampion i Europa League, mund 1-2 Benfica-n
Ekipi britanik i Chelsea-s është shpallur mbrëmë kampion i Europa League, duke mundur 2-1 Benfica-n. Londinezët korrin një tjetër sukses, pas fitores së Champions League një vit më parë. Finalja e mbajtur në Amsterdam Arena zhvilloi emocione nga të dyja ekipet. Portugezët u shfaqën më të rrezikshëm në pjesën e parë, duke humbur edhe disa raste.

Ndërkohë me fillimin e pjesë së dytë zbret një tjetër Chelsea në fushë. Fernando Torres shënon golin e parë të takimit, duke kaluar britanikët në avantazh, por Cardoso barazon shifrat pak minuta më pas, duke shfrytëzuar mjaft mirë një 11-metërsh.

Të gjithë prisnin mbylljen e takimit dhe kalimin në shtesa, por jo. Ivanoviç shënon golin e tretë të takimit, duke shtangur portugezët dhe duuke i dhënë ekipit trofenun e dytë më të rëndësishëm në Evropë. Një tjetër dështim ky i Benfica-s, pas humbjes së titullit javën e parë, kundër Portos.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama