Champions/ Sormani premton spektakel Sluajme per tu mundur

Champions/ Sormani premton spektakël: Sluajmë për tu mundur

Një ditë para sfidës mes Salzburgut dhe Partizanit, trajneri i të kuqve Adolfo Sormani premton një paraqitje dinjitoze në Austri.

13902831_534248330102901_5599121010522510730_nNë një konferencë për mediat, tekniku italian tha se nuk ka shkuar për të humbur, paçka se i njeh vlerat e kundërshtarëve të tij.

Partizani do të luajë nesër në mbrëmje (ora 20:30) në stadiumin "Red Bull Arena", në turin e tretë paraeliminator të Ligës së Kampionëve.

Pjesë nga konferenca e Sormanit dhe Trashit:
"Nuk dua të mendoj se sa shanse kemi për tu kualifikuar përballë Salsburg, dua të mendoj vetëm që skuadra të dhuroj të njëjtën paraqitje si në takimin e parë luajtur në "Elbasan Arena" .

Më pyesni nëse kjo ndeshje është si një finale për mua!! Për mua të gjitha takimet që kam zhvilluar në karrierë janë finale, për më tepër që kjo sfidë përballë një kundërshtari me emër si Salsburg do të jetë një mundësi e mirë për lojtarët e mi të shfaqin vlerat e tyre më të mira, pasi sigurisht të luash në një kompeticion të tillë dhe ndaj një emri të madh si Salsburg që synon grupet e Champions League do të jetë një motivim më shumë. Sigurisht ndeshja është e vështirë por në futboll asgjë nuk është e pamundur.

Mendoj se në fushë asnjë skuadër nuk hyn për të humbur, gjithsesi ne do të mendojmë ti vëmë në vështirësi, shpresoj që nesër spektatorët e pranishëm të kënaqen me atë që skuadrat do të dhurojnë në fushë. Ç'mund të them për Sorianon!! Për një lojtar që shënon 30 gola në sezon tregon më së miri përformancën dhe rëndësinë që ai ka tek rezultatet e Salsburg. Kualitetet që kundërshtari ka në skuadër do të na detyrojnë të marrim masat në mbrojtje ,por kjo nuk do të thotë të mos tentojmë të shënojmë , pasi në takimin e parë treguam se shanset tona për shënim ishim të shumta".

Lorenc Trashi:
"Jemi të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit , të mërkurën nap ret një përballje e fortë , por asgjë nuk është e pamundur . Do të dhurojmë të njëjtën paraqitje sin ë takimin e parë dhe besojmë se edhe nesër do të mund të shfaqemi të barabartë në fushë ndaj një ekipi mjaft cilësor."



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama