Champions/ Kujdes Partizan gjykon armiku i Ergys Kaces!

Champions/ Kujdes Partizan, gjykon armiku i Ergys Kaçes!

Takimi Salzburg-Partizani do të zh villohet nesër në orën 20:30, në stadiumin "Red Bull Arena", dhe do të gjykohet nga 32-vjeçari sllovak Ivan Kruzhliak.

Ivan Kruzhliak

Ivan Kruzhliak

Ndonëse është një arbitër i ri, Kruzhliak ka një eksperiencë në arenën ndërkombëtare dhe shquhet si një gjyqtar i rreptë. Ashpërsinë e tij të gjykimit e kemi ende të freskët, pasi në ndeshjen miqësore të 26 marsit të këtij viti me Austrinë, ai ndëshkoi me karton të kuq Ergys Kaçen.

Pra, të kuqtë do të gjykohen nga "Armiku" i mesfushorit të Kombëtares shqiptare. Përpos këtij takimi që u fitua nga austriakët me rezultatin 2-1, më herët Kruzhliak ka gjykuar edhe kombëtaren U-21, pikërisht më 14 nëntor 2011 ndaj Portugali U-21.

Kjo ndeshje u mbyll në barazim 2-2. Gjithashtu, arbitri sllovak ka gjykuar edhe Skënderbeun më 6 gusht 2013 në përballjen me Shaktor Karagandy, që u mbyll me fitoren e korçarëve me rezultatin 3-2. Kruzhliak ka treguar se është një arbitër strikt, i cili nuk i toleron ndërhyrjet e ashpra.

Madje, ai është një gjyqtar i kontestueshëm për vendimet që merr dhe për "lumin" e kartonëve që i dha Sëlltikut më 26 shkurt 2015 ndaj Interit në Ligën e Europës bëri që skocezët të ankoheshin deri në UEFA.

Në këto kushte, të kuqtë duhet të tregohen të kujdesshëm në përballjen e nesërme, pasi përpara kanë një arbitër që nuk toleron. Në të shkuarën ky gjyqtar e ka arbitruar në një rast Salzburgun, pikërisht në grupet e Europa Ligës, më 24 tetor 2013, ndaj Standard Liezhit, takim i cili u fitua nga austriakët me rezultatin 2-1.

Ndihmës të Ivan Kruzhliak do të jenë patriotët e tij nga Sllovakia, Martin Balko dhe Tomash Somolani. Delegat i UEFA-s për këtë takim është një femër dhe vjen nga Ukraina, Svitlana Shkil, ndërsa vëzhgues është qiprioti Kristaqis Skapoullis.

ILIR CARA



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama