Cdo gje shkon sipas planit
- Botuar: 19 vite më parë
- Shkruar nga:
Gjermania me fitoren 1-0 kundër Austrisë (gol i Mikael Balak ne të 49’ ) siguroi një vend në çerekfinale. E veçanta e takimit është dërgimi në tribunë i dy trajnerëve nga gjyqtari spanjoll Mehuto: Joahim Lëv (Gjermani) dhe Jozef Hikerseberger (Austri).
Edhe Kroacia e Slaven Biliçit fitoi 1-0 me Poloninë (gol i Klasniç në minutën e 52-të ) duke marrë pikë të plota në Grupi B. Çerekfinalet janë: Portugali-Gjermani, Kroaci-Turqi.
Notat:
Ballack 6,5: Behet fenomen per pak sekonda: ne minuten e 49 gjuan topin ne nje goditje denimi dhe shenon nje gol te mrekullueshem ne porten kundeshtare, por pastaj nuk zhgenjen dhe rikthehet ai qe ishte para se te bente golin, nje fantazem qe vetem u uleret shokeve dhe nuk ndihmon ne aksione.
Podolski 6: Lëv eshte koke forte dhe e rrjeshton ndeshje pas ndeshje ne formacion te pare, edhe se shume e konsiderojne vetem nje rezerve tek Bajerni, por sonte megjithese nuk shenoi, eshte i vetmi i cili mundohet ti japi shtyrje manovres Gjermane.
Gomez 4,5: Ne minuten e 5 gabon nje gole aq te thjeshte sa shume mire portieri Austriak mund ta ngaterrohej me nje mbrojtes dhe ti jepte nje dore. Njehere ishte nje lojtare i cili e ndjekte Milani. Por na ishte njehere ...
Hoffer 5,5: Ne fund te ndeshjes kishte topin e shumte per te shenuar gol por nxitohet dhe gabon. Ndoshta e ka tradhetuar nxitimi ose pashaporta...
Klose 5: Po te dish mire, mbrojtja Austriake mund te thyhet me nje gishte, nderkohe ai qe thyhej ishte pikerisht Klose. Niset ne tre kundersulme dhe zero gola. Eshte gjithmone e me shume Polak dhe gjithmone e me pak Gjerman.