Ndërkohë, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka marrë edhe një vlerësim të veçantë. Goli I shënuar prej tij në minutën e parë shtesë, pas një dueli të fituar në mesfushë, shkëputjes mes mbrojtësve dhe me një predhë nga distanca, është cilësuar si rrjeta më e bukur e javës së 37-të në Serinë A. Goli i Canës ka fituar 48,01 për qind të votive të tifozëve, sipas “SportItalia”. Një vlerësim për ndërthyrjen e grintës, klasit dhe preçizionit, me një gol që I siguroi Lacios fitoren e parë jashtë fushe pas shtatë humbjeve radhazi.
Lorik Cana ka lënë pas disa prej yjeve më të spikatur të kampionatit Italian. Në fakt, ndjekësi më I afër I Canës ishte lojtari i Interit, Maikon. Supergoli që braziliani shënoi në derbin e fituar 4-2 me Milanin ka marrë 28,6 për qind të votive duke e renditur të dytin, ndërsa podiumi plotësohet nga Xhovinko me 17,56 për qind, për golin në fitoren 2-0 të Parmës në fushën e Sienës.
“Top 5” e golave më të bukur të javës së 37-të në Serinë A plotësohej nga Mikoli, autor I tre golave në barazimin 4-4 të Palermos me Kievon dhe Di Natale për rrjetën në takimin ku Udineze mposhti 2-0 Xhenoan.