Cakovic nuk pendohet behet hero ne Serbi

Cakovic  nuk pendohet, behet hero ne Serbi

Në Shqipëri kërkoi falje duke thënë se nuk kishte ndërmend të fyente njeri por në Serbi është “hequr” si hero portieri serb i Apollonisë Cakoviç. Ai ka thënë se e hoqi flamurin pasi tifozi kishte hyrë në fushë për të provokuar atë dhe bashkëlojtarët e tij serbë.

Një tifoz hyri në fushë dhe shpalosi flamurin kuqezi në fushë por portieri serb e hoqi flamurin duke shkaktuar irritimin e tifozëve dhe bashkëlojtarëve të tij. Kjo bëri që trajneri Mërgjyshi ta nxirrte nga fusha e lojës. Por mesa duket Cakoviç nuk është penduar aspak për veprimin që bëri, madje ndjehet krenar për të në Serbi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama