Bilanci kuqezi i qershorit/ Vetem 9 fitore ne 31 ndeshje te luajtura

Bilanci kuqezi i qershorit/ Vetëm 9 fitore në 31 ndeshje të luajtura

Qershori është muaji i Europianit dhe për Shqipërinë historia e ndeshjeve në këtë periudhë ka nisur që në vitin e largët 1947.Kombetarja-ne-stervitje Kuqezinjtë kanë luajtur në total 31 ndeshje në muajin e nxehtë, por kanë një bilanc negativ, me vetëm 9 fitore. Plot 20 takime kanë përfunduar me humbje të kuqezinjve, ndërsa janë regjistruar edhe dy barazime.

Megjithatë, në prag të pjesëmarrjes historike në Europianin e Francës, statistikat nuk janë një faktor që mund të frenojnë kuqezinjtë. Me kundërshtarët e grupit A në "Euro 2016": Zvicra, Franca dhe Rumania, Kombëtarja është përballur në historinë e saj vetëm me dy të parat gjatë muajit qershor. Koincidenca më e madhe është kundër helvetëve. Pikërisht më 11.06.2003, në stadiumin e Gjenevës, Zvicra mundte Shqipërinë me shifrat 3- 2. Në atë takim debutonte me fanellën kuqezi Lorik Cana, i cili aktualisht mban shiritin e kapitenit të përfaqësueses.

Tashmë, 13 vite më pas, në të njëjtën datë kuqezinjtë do të luajnë një takim historik ndaj Zvicrës, që përkon me debutimin në kampionatin europian. Kujtimi më i bukur i muajit qershor që mund të frymëzojë kuqezinjtë ndaj rivalit direkt në grup, Franca, është viti i kaluar. Më 13 qershor 2015, Shqipëria fitonte për herë të parë ndaj "gjelave", në miqësoren e zhvilluar në "Elbasan Arena". Një supergol i Ergys Kaçes mposhti skuadrën e Didier Deshamp.

Ndërkohë, në nëntë fitoret e arritura në muajin qershor, Shqipëria mund të krenohet për atë me shifrat 2-1 ndaj Bullgarisë më 04.06.1950 në Tiranë. Ndërsa kundërshtari që kemi mposhtur më shumë në muajin e Europianit është Luksemburgu (2 herë), brenda dhe jashtë fushe në një hark kohor prej katër ditësh. Fillimisht 2-0 në Tiranë dhe, më pas, 0-3 në Luksemburg.

NDESHJET E LUAJTURA NË QERSHOR NGA KOMBËTARJA
15.06.1947 (Sofje)
Bullgari-Shqipëri 2-0
27.06.1948 (Beograd)
Jugosllavi-Shqipëri 0-0
04.06.1950 (Tiranë)
Shqipëri-Bullgari 2-1
02.06.1963 (Tiranë)
Shqipëri-Bullgari 0-1
16.06.1963 (Sofje)
Bulgaria- Shqipëri 1-0
29.06.1963 (Kopenhagen)
Danimarkë-Shqipëri 4-0
12.06.1971 (Karlsruhe)
Gjermani-Shqipëri 2-0
21.06.1972 (Helsinki)
Finlandë-Shqipëri 1-0
08.06.1983 (Tiranë)
Shqipëri-Austri 1-2
03.06.1992 (Tiranë)
Shqipëri-Lituani 1-0
02.06.1993 (Kopenhagen)
Danimarkë-Shqipëri 4-0
07.06.1995 (Kishinau)
Moldavi-Shqipëri 2-3
07.06.1997 (Porto)
Portugali-Shqipëri 2-0
05.06.1999 (Tiranë)
Shqipëri-Norvegji 1-2
09.06.1999 (Tiranë)
Shqipëri-Slloveni 0-1
02.06.2001
Greqi-Shqipëri 1-0
06.06.2001 (Tiranë)
Shqipëri-Gjermani 0-2
07.06.2003 (Dublin)
Irlandë-Shqipëri 2-1
11.06.2003 (Gjenevë)
Zvicër-Shqipëri 3-2
04.06.2005 (Tiranë)
Shqipëri-Gjeorgji 3-2
08.06.2005 (Kopenhagen)
Danimarkë-Shqipëri 3-1
02.06.2007 (Tiranë)
Shqipëri-Luksemburg 2-0
06.06.2007 (Luksemburg)
Luksemburg-Shqipëri 0-3
06.06.2009 (Tiranë)
Shqipëri-Portugali 1-2
10.06.2009 (Tiranë)
Shqipëri-Gjeorgji 1-1
02.06.2010 (Tiranë)
Shqipëri-Andorra 1-0
07.06.2011 (Zenica)
Bosnje-Shqipëri 2-0
20.06.2011 (Buenos Aires)
Argjentinë-Shqipëri 4-0
04.06.2014 (Budapest)
Hungari-Shqipëri 1-0
08.06.2014 (Serravalle)
San Marino- Shqipëri 0-3
13.06.2015 (Elbasan)
Shqipëri-Francë 1-0
Bilanci: 31 ndeshje; 9 fitore; 2 barazime; 20 humbje;


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama