Bierhof Mannschaft eshte fituesi i madh

Bierhof:
Mes tyre edhe ish-futbollistin e njohur Oliver Bierhoff, i cili duke iu referuar finales së të dielës ka theksuar shprehjen e vjetër gjermane "Mannschaft ist der grosse Gewinner", ("Gjermania është fituesi i madh"). Kjo shprehje e Bierhof vjen edhe si referim për rezultatet shumë të mira që skuadra gjermane ka arritur vitet e fundit, ku në Kupën e Konfederatave u rendit e treta, në Botëror e treta dhe tashmë është finaliste e Evropianit. Ky është një bilanc i kohës së drejtimit të "Mannschaft"-it nga Jurgen Klinsman dhe Joachim Lëv flet vetë. Vetëm se paralajmëron që bashkëkombësit e tij nuk do ta kenë të lehtë. "Përballë do të kenë një kundërshtar, i cili është i aftë të bëjë gjithçka në çdo moment të ndeshjes. Edhe me Spanjën duhet të luajmë të përqendruar deri në minutën e fundit", nënvizon Bierhof, i cili nuk mërzitet pse bukmejkërsat nuk i shikojnë favoritë gjermanët. "Për ne kjo nuk është problem", thotë shënuesi i Golden Golit para 12 vjetësh. Do të jenë spanjollët nën presion më të madh. Ne duhet vetëm të bëjmë të qetë lojën tonë".

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama