Bertoni vishet i kuq por kontrata e mesfushorit ka disa kushte

Bertoni vishet i kuq, por kontrata e mesfushorit ka disa kushte

Skuadra e Partizanit ka konfirmuar mbërritjen e mesfushorit italian Luka Bertoni, i cili do të jetë pjesë e ekipit për sezonin në vijim. Por ndryshe nga sa ishte përfolur, të kuqtë nuk kanë blerë kartonin e lojtarit, por thjesht e kanë marrë atë në huazim.

luka bertoni

"Luka Bertoni është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Mesfushori 24 vjeçar ka mbërritur pasditen e sotme në Tiranë dhe është prezantuar në ambientet e klubit të kuq nga Drejtori i Përgjithshëm Genc Tomori. Bertoni ka mbërritur tek 15-të herë kampionët e vendit me formulën e huazimit për një vit nga skuadra e Sudtirol me opsion që klubi i kuq do të ketë të drejtën edhe për blerjen e kartonit të lojtarit.

luka bertoni

Mesfushori 24-vjeçar i cili është formuar si lojtar në Akademinë e Milanit është organizator dhe konsiderohet një përforcim i domosdoshëm në skuadër për sezonin e ri futbollistik", lajmëroi klubi kryeqytetas afrimin më të fundit, të kërkuar me ngulm nga trajneri Sormani.



Artikujt e fundit


Reklama

Reklama